Zvicra jep mbi 7 milionë franga për punësimin e të rinjve kosovarë

E publikuar: 21/04/2017 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi dhe Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen për projektin “Rritja e punësimit të të rinjve”, faza II, projekt i cili do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020.

Qëllimi i fazës së II të projektit EYE, është që të kemi një treg dinamik dhe social gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë.

Me implementimin e këtij projekti do të ketë rezultate të cilat u mundësojnë të rinjve të Kosovës të fitojnë shkathësi adekuate për të rritur punësimin e tyre përmes një sistemi trajnimi të orientuar drejt tregut.

Për implementimin e këtij projekti Qeveria Zvicerane ka ndarë shumën prej 7,570,000.00 CHF (shtatë milion, pesëqind e shtatëdhjetë mijë franga zvicerane), fonde këto që do të përdoren ekskluzivisht për zbatimin e projektit në bashkpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, transmeton Klan Kosova.