Zv.zëdhënësi i State Departamentit: Gjykata e nevojshme për ta çuar përpara Kosovën

E publikuar: 04/08/2015 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar nëpërmjet zëvendës zëdhënësit Mark Toner, duke e përgëzuar Kosovën për aprovimin e legjislacionit që mundëson krijimin e Gjykatës Speciale. Toner ka thënë se tani janë krijuar kushtet që Gjykata të procedojë me aktakuzat dhe proceset gjyqësore.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin.

SHBA mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për kalimin e amendamentit kushtetues dhe legjislacionin e nevojshëm për themelimin e Gjykatës Speciale në mënyrë që të procedojë me aktakuzat dhe gjykimet në përputhje me gjetjet e Taskë Forcës Speciale të Hetimeve. E përgëzojmë lidershipin e Kosovës për përmbushjen e obligimeve të Kosovës për ta bërë realitet Gjykatën Speciale. Këto hapa ishin të vështirë por të nevojshëm për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike. E përgëzojmë popullin e Kosovës për përkrahjen konstante për integrimet euroatlantike dhe për vlerat demokratike të përbashkëta.