Zv/ministri Berisha: Me qeverisjen Haradinaj, në shëndetësinë tonë do të ndodhë diferenca nga e kaluara

E publikuar: 07/04/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ditën Botërore të Shëndetit,  Dr. Ali Berisha – zëvendësministër i Shëndetësisë, ka siguruar qytetarët e Kosovës se me qeverisjen e Haradinajt, shëndetësinë kosovare e presin ditë më të mira.

“Qytetarë të nderuar të Kosovës dhe ju koleg nga armata e mantelbardhëve dua t’ju siguroj se, përkundër sfidave dhe problemeve të akumuluara ndër vite në sektorin shëndetësor, me qeverisjen Haradinaj, diferenca nga e kaluara do të ndodhë edhe në shëndetësinë tonë, ka shkruar Berisha, në një postim në Facebook.

“Duke i pasur të qarta pritjet tuaja, ju siguroj se dinamikat dhe zhvillimet në këtë drejtim, së shpejti do të japin efekte të prekshme si për pacientët ashtu edhe për kuadrin shëndetësorë. Është kohë pune dhe standardin që quhet punë, më së miri e shtyen përpara kryeministri Haradinaj”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/