Zv/Kryeministri: Kosova partner i besueshëm në normalizim e marrëdhënieve me Serbinë

E publikuar: 15/02/2020 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti gjatë Konferencës ne Mynih, ka bërë të ditur se ka takuar të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë se me ambasadorin Grenell dhe zyrtarët e tjerë kanë diskutuar për proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merret Qeveria e re e Kosovës.

Hoti thotë se e ka siguruar Grenellin se do të jenë partner të besueshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se qeveria e re nuk do tu ik përgjegjësive.

“E sigurova se Qeveria e re nuk do te ike nga përgjegjësitë e saj ne këtë proces, dhe se jemi plotësisht te përkushtuar për te bere progres. Si vend i ri, ne kemi nevoje për vëmendjen e plote dhe ndihmën e ShBA-ve ne ketë proces, si dhe në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetësisë se Kosovës ne arenën ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë:

Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtare te tjerë te SHBA-ve. Diskutuam për proceset e rëndësishme me te cilat duhet te merremi menjëherë si Qeveri e re.

E sigurova se ne do te jemi partner i besueshëm ne këtë proces te normalizimit te marrëdhënieve me fqinjin tone Serbinë, me qëllimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do te ike nga përgjegjësitë e saj ne këtë proces, dhe se jemi plotësisht te përkushtuar për te bere progres.

Si vend i ri, ne kemi nevoje per vëmendjen e plote dhe ndihmën e SHBA-ve ne këtë proces, si dhe ne ne konsolidimin dhe fuqizimin e shtetasis se Kosovës ne arenën ndërkombëtare.

Mirënjohjes për miqësimin qe kemi me SHBA.