Zv/Kryeministri i Kosovës paralajmëron përdoruesit e Bitcoin

E publikuar: 16/12/2017 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Behgjet Pacolli pasi ka promovuar librin e tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit” në ambientin e kolegjit AAB, ai ka folur para studentëve, ndër të tjera edhe për monedhën virtuale Bitcoin.

Pacolli ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, pasi që, sipas tij, me anë të monedhës virtuale nuk zgjasin suksesshëm.

“Mos lakmoni në Bitcoin, është valutë virtuale që funksionon në ujdhesa por në momentin që dalin nga ai lloj sistemi, piramida fillon të bjerë”, ka thënë Pacolli. /Insajderi