Zv/ kryeministri Gashi premton punë konkrete

E publikuar: 12/10/2017 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Zëvendës kryeministri Dardan Gashi ka pritur në kabinetin e tij një delegacion biznesmenësh nga diaspora italiane, të cilët i uruan postin e ri dhe kërkuan ta vizitojë Italinë, raporton infosot.

“Faleminderit që na vizituat dhe besoj se jemi në kohën e duhur të ripozicionimit si institucione qeveritare më pranë diasporës shqiptare edhe në Itali”,-ka thënë zv.kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Gjatë takimit, mërgimtarët nga Italia u informuan për proceset e ardhshme të Ministrisë, sa i përket arsimit e kulturës shqipe në diasporë, si dhe për procesin e investimeve strategjike