Zuri në grep një peshkaqen, me vështirësi e ktheu sërish në det (Video)

E publikuar: 10/02/2019 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa po peshkonte në një plazh në Perth të Australisë, peshkatari hasi në shumë vështirësi, që ta nxjerrë nga uji kapjen që kishte bërë.

Por, peshkatari mbeti i habitur kur pa se zuri një peshkaqen dhe më pas kishte vështirësi që ta kthente sërish në det, transmeton Telegrafi.

Atij i dolën në ndihmë edhe të pranishmit, teksa valët që i kishte në favor, ndihmuan që peshkaqeni të hynte më thellë në ujë.

“Tregimi më i vërtetë për një peshkatar, që e ka zënë peshkun më të madh dhe e ka kthyer sërish në det” ka shkruar një komentues.

Veprimi tij ka marrë shumë komente pozitive, pasi rrezikoi të kafshohej prej peshkaqenit, vetëm se u sigurua që ta kthente ashtu si duhet. /Telegrafi/