Zuckerberg kërkon falje për skandalin Cambridge Analytica

E publikuar: 24/03/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg kërkoi falje ditën e Mërkure për gabimet e bëra nga kompania e tij dhe mënyrën sesi ka shfrytëzuar të dhënat personal të 50 milion përdoruesve.

Ai premtoi të kufizonte aksesin e zhvilluesve në informacione të tilla. Rrjeti social me numrin më të madh të përdoruesve në botë është përballur me akuza autoritetet Evropiane dhe ato Amerikane pas zbulimit të skandalit Cambridge Analytica.

Kjo organizatë ka aksesuar të dhënat e përdoruesve në Facebook për të krijuar profile të votuesve Amerikanë, të dhëna që më pas u përdoren për të ndihmuar Donald Trump të fitonte zgjedhjet.

“Kjo ishte një goditje e rëndë për besueshmërinë e kompanisë. Më vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur. Ne kemi përgjegjësinë më të lartë të mbrojmë të dhënat e përdoruesve,” tha Zuckerberg në një intervistë për CNN.

Ai tha se rrjeti social do të realizojë një hetim për mijëra aplikacione që kanë përdorur platformën e Facebook dhe të kufizojë aksesin e zhvilluesve në këto informacione.

Pjesë e planeve të tij nuk ishte reduktimi i aksesit të reklamuesve në këto të dhëna të cilët janë shumë jetikë për kompaninë.

Zuckerberg gjithashtu tha se është i hapur për ndërhyrjen e autoriteteve dhe se do të ishte i lumtur të dëshmonte përballë Kongresit Amerikan. /PCWorld Albanian