Zuckerberg fajëson të dytën në komandë Sheryl Sandberg për skandalin Cambridge Analytica

E publikuar: 21/11/2018 02:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të vitit Facebook u ballafaqua me kritika të shumta për skandalin Cambridge Analytica dhe sipas Wall Street Journal shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka fajësuar të dytën në komandë, Sheryl Sandberg.


Zuckerberg mësohet ti ketë thënë në një bisedë se ajo ishte përgjegjëse për këtë që ka ndodhur.

Sandberg e cila ka kenë fytyra e biznesi prej vitesh, filloi të shqetësohej për vendin e saj të punës raporton Journal.


Ajo bëri intervista për mediat e madje doli përpara Kongresit për llogari të Facebook.

Firma kërkimore Britanike kishte përdorur në mënyrë të jashtëligjshme aksesin në informacionin kritik të miliona përdoruesve të Facebook.

Ngjarja vuri në pikëpyetje kontrollin e Facebook ndaj zhvilluesve të palëve të treta, modelit të biznesit dhe transparencës me publikun.

Zuckerberg beson se Sandberg duhej të kishte kontrollon me më efektivitet histerinë e publikut dhe më agresivisht burimet e monitorimit të faqes.

Në Prill për Bloomberg ajo tha se ndihej përgjegjëse për gabimet që ishin bërë ndërsa një ditë më parë Zuckerberg kishte thënë se “unë e kam filluar këtë unë jam përgjegjës për çfarë ka ndodhur.” /PCWorld Albanian