Zuckerberg: Facebook-u bëri gabim që nuk hoqi thirrjet e grupit paraushtarak

30.08.2020 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zuckerberg: Facebook-u bëri gabim që nuk hoqi thirrjet e grupit paraushtarak

Shefi ekzekutiv i Facebook-u, Mark Zuckerberg thotë se kompania që ai drejton bëri gabim që nuk hoqi këtë javë postimin në llogarinë e një grupi paraushtarak që u bënte thirrje civilëve të armatosur të shkonin në Kenosha të Uiskonsinit, ku po zhvilloheshin protesta të dhunshme pas incidentit që la të plagosur dhe paralizuar afrikano-amerikanin Jacob Blake në një konfrontim me policinë.

Faqja për grupimin “Garda e Kenoshës” kishte shkelur rregullate Facebook-ut dhe shumë përdorues të medias sociale kishin informuar kompaninë për përmbajtjen alarmuese, tha zoti Zuckerberg përmes një mesazhi me video të publikuar përmes kompanisë. Gjigandi i medias sociale ka miratuar rregullore të reja gjatë javëve të fundit për të hequr ose kufizuar postime nga grupe që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike.

Facebook-u e çaktivizoi faqen të mërkurën, pasi dy persona mbetën të vrarë dhe një i plagosur nga të shtëna me armë. Një adoleshent nga Ilinoi është nën akuza për incidentin e përgjakshëm.

“Kemi të bëjmë në masë të madhe me një gabim operacional,” tha zoti Zuckerberg. “Kontraktuesit, analizuesit tek të cilët shkojnë komentet e përdoruesve, nuk e morën në shqyrtim paralajmërimin”.

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut nuk kërkoi ndjesë për gabimin dhe tha se për momentin nuk është zbuluar ndonjë provë se adoleshenti i akuzuar për incidentin ishte frymëzuar apo e kishte parë faqen e grupit “Garda e Kenoshës” që nxiste anëtarët e saj të shkonin të armatosur në Kenosha.

Facebook-u tani po çaktivizon postime që lavdërojnë të akuzuarin për incidentin vdekjeprurës, tha zoti Zuckerberg. Megjithatë, një artikull i së enjtes në gazetën The Guardian thotë se kishte zbuluar shembuj mesazhesh që shprehnin mbështetje ose bënin thirrje për grumbullim fondesh ende aktive në Facebook si dhe në Instagram.

Zoti Zuckerberg bëri dallim mes trajtimit të Jacob Blake, i cili u qëllua në shpinë nga policia e Kanoshës, si dhe 17-vjeçarit Kyle Rittenhouse, të akuzuar për vrasjet e së martës, i cili kaloi me një pushkë në dorë pranë policëve por askush nuk e ndaloi. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut po ashtu foli për protestën e së premtes në Uashington.

“Ekziston një përshtypje se gjërat nuk po përmirësohen me ritmet e duhura, kjo është vërtetë e dhimbshme dhe dekurajuese,” tha zoti Zuckerberg.

Ai shtoi se kompania e tij po punon për të përmirësuar shërbimet, por pa dhënë hollësi. Ai pohoi se zgjedhjet presidenciale të nëntorit përbëjnë sfidën më të madhe në përpjekjet kundër mesazheve polarizuese.

“Ekziston një rrezik real dhe ky rrezik shtohet gjatë zgjedhjeve në këtë periudhë shumë delikate, të polarizuar e të acaruar,” tha zoti Zuckerberg./ VOA

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Ben Affleck në gjendje mendore gjithnjë e më të vështirë

Ben Affleck në gjendje mendore gjithnjë e më të vështirë

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Klopp po planifikon të shesë dyshen e Liverpoolit

Klopp po planifikon të shesë dyshen e Liverpoolit

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Inteligjenca artificiale do ta dijë kur nuk i besojmë

​Inteligjenca artificiale do ta dijë kur nuk i besojmë

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri