ZTE nuk dorëzohet, premton shpagim ndaj sanksioneve Amerikane

E publikuar: 20/04/2018 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi Kinez ZTE reagoi ashpër ditën e Premte ndaj sanksioneve Amerikane të cilat i ndalojnë shitjen e harduerit dhe softuerit në SHBA.

Kompania u shpreh se këto masa kërcënojnë vetë ekzistencën e saj dhe u betua të mbronte me çdo kusht interesat e saj përmes të gjitha rrugëve ligjore të mundshme.

Këtë javë SHBA-të vendosën një ndalim 7 vjeçare për kompanitë Amerikane të cilat blejnë nga ZTE duke thënë se kompania Kineze kishte shkelur ligjet dhe lëshuar deklarata të rreme.

ZTE tha se nuk do të tërhiqej nga zgjidhja e këtij problemi. Ndalimi vetëm sa ka shtuar tensionet me Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të cilat kërcënojnë vazhdimisht njëra tjetrën me tarifa miliarda dollarëshe.

E parë si një luftë tregtare, Kina pati një reagim “patriotik” ku shumica e gazetave dhe mediave sociale të vendit me popullsinë më të madhe në botë dolën në mbrojtje të ZTE. /CIO Albanian