Zotimi i liderëve të shtetit: Kurrë më!

E publikuar: 31/03/2018 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krerët e shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidenti, Hashim Thaçi, janë zotuar se ajo çfarë ka ndodhur me gjashtë qytetarët turq nuk do të përsëritet më.
Arrestimi i tyre nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës, ka ngjallur reagime të mëdha në vend, vendim ky i cili u vlerësuar jo kushtetutës.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe Haradinaj, Veseli e Thaçi, madje duke u shprehur se nuk kanë pasur njohuri për këtë aksion.

Por, pak ditë pas arrestimit të gjashtë shtetaseve turq, pesë prej tyre zyrtarë të kolegjit “Mehmet Akirf”, dhe njëri nga ta avokat, krerët institucional janë zotuar së një veprim i tillë më nuk do të ndodh, shkruan lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të shtunën në një konferencë për media, pas takimit që ka zhvilluar më Këshillin e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se ka kërkuar që një rast i tillë mos të përsëritet.

“Kam kërkuar që mos të befasohet Kosova, që mos të ndodh më një praktikë që mos të përsëriten veprime të tilla, pa informimin pra pa lejen e qeverisë dhe ka një dakordim të tillë”, është shprehur Haradinaj.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një zotim të tillë, se ngjarja e së enjtes nuk do të përsëritët më.

“Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar, dhe nuk mund të përdoret nga askush për ta akuzuar Kosovën për mos respektim të Konventave Ndërkombëtare për Mbro e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, por diçka e tillë nuk do të përsëritet kurrë”, tha Thaçi të shtunën në një konferencë për media.

Po ashtu, edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duke vlerësuar së për këtë situatë ka pasur defekte institucionale është shprehur se një gjë e tillë më nuk do të ndodhë.

“Ka pasur defekte brenda institucioneve tona dhe ka ndodhur gabimi dje. Nuk do të ndodhë më kurrë asnjëherë diçka e tillë, ka qenë gabim i dëmshëm për qytetarët dhe Republikën e Kosovës”, ishte shprehur Veseli, të premten pas një takimi që kanë mbajtë liderët pas zhvillimeve të fundit.

Më urdhër të AKI-së, Policia e Kosovës, të enjten ka arrestuar gjashtë qytetarë turq, të cilët ishin parë se paraqesin kërcënim për vendin.

Arrestimi i tyre ishte vlerësuar si një zbatim i kërkesës së presidentit të Turqisë, Erdogan për arrestimin e anëtarëve të organizatës së Fetulla Gylenit, i akuzuar nga Turqia se kishte organizuar tentim puqin në Turqi në vitin 2015.

Për këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ai këtë vendim e ka marrë, pasi sipas tij ai nuk është informuar për aksionin e arrestimit të qytetarëve turq.

Gjashtë të arrestuarit janë depërtuar dje për në Turqi. Lajmi.net ka publikuar pamje ekskluzive nga aeroporti Adem Jashari, të depërtimit të tyre./Lajmi.net/