Zola rikthehet te Chelsea?

E publikuar: 11/11/2017 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianfranco Zola mund të kthehet në Chelsea si drejtor i ri teknik, duke punuar me trajnerin Antonio Conte.

Drejtori i mëparshëm Michael Emenalo u largua të hënën mes tensioneve midis Contes dhe shefit ekzekutiv, Marina Granovskaia.

Sipas The Sun, largimi i Emenalo largon një nga figurat më mbështetëse të Contes në klub, kështu që pronari Roman Abramovich është i etur për të siguruar që trajneri të ndihet në shtëpi.

Kështu, Abramovich po mendon ta ofrojë në klub në një rol drejtuesi italianin e njohur Gianfranco Zola.

Zola ka shënuar shumë gola me fanellën e Bluve dhe padyshim është njëri nga idhujt e tifozëve (Getty Images)

51-vjeçari italian, i cili tashmë ka një histori në Stamford Bridge si një lojtar e njeh mjaft mirë ambientin te klubi Blu.

Legjenda e klubit gjithashtu do t’i ndihmonte Contes në ndihet më mirë krah një bashkëkombësi të tij.

Zola kishte disa kohë të shkurtra si trajner në klubet Al-Arabi, Cagliari dhe Birmingham, ndërsa që një kohë është i papunë. /Telegrafi/