Zogu i rrallë afrikan, “Pupëza”, shihet në Kamenicë – Kuriozitete interesante që ndoshta nuk i keni ditur për të (Foto/Video)

15.04.2018 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zogu i rrallë afrikan, “Pupëza”, shihet në Kamenicë – Kuriozitete interesante që ndoshta nuk i keni ditur për të (Foto/Video)

Pupëza është një lloj shpendi i cili jeton kryesisht në Afro-aziatik, i njohur për “kurorën” e tij karakteristike të puplave.

Ky lloj shpendi është parë edhe në Kosovë.

Një lexues i Telegrafit, i cili e ka xhiruar këtë lloj shpendi, ka dërguar videon për të cilën ka thënë se e ka xhiruar në një fshat të Kamenicës.

Ndërkaq, janë të njohura tri lloje të gjalla dhe një specie e zhdukur e tyre, megjithëse për shumë vite të gjitha llojet janë grumbulluar si një specie e vetme – Upupa epops e quajtur Pupëza.


Foto: Arian Mavriqi

Qysh në Egjiptin e lashtë pupëzat janë pikturuar në muret e tempujve dhe varreve . Këto janë shpezë që janë të zakonshme në kopshtet dhe fushat e Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore madje edhe në ato të Madaskarit.

Pupëza (lat. upupa epops) bën pjesë në familjen e upipdae, respektivisht coraciiformes. Në gjuhën arabe i thuhet Hud Hud, në anglisht Hoopoe, ndërsa në gjuhën tonë njihet si Pupëza.

Këto janë shpendët këmbë-shkurtra, me gjatësi prej 29 cm, ndërsa jetën e kalojnë herë në pemë herë në tokë. Puplat i kanë me ngjyrë rozë të çelët, kanë një kreshtë me ngjyrë të zezë, ndërsa shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe të zeza.

Në përgjithësi i shohim të vetme, ndërsa ushqehen duke shëtitur nëpër barë dhe tokë të zhveshur, duke kërkuar krimba me sqepin e saj të hollë. Ushqimi i preferuar i tyre janë insektet e mëdha dhe të fortë.


Foto: Arian Mavriqi

Pupëzat fluturojnë me ritëm të pabarabartë dhe u ngjajnë fluturave dhe kur qëndrojnë në një vend të lartë e ngrenë kreshtën. Mund të duken si fluturake të dobëta, mirëpo ata fluturojnë në distanca të mëdha. Megjithatë, qindra pupëza bëhen viktima të skifterëve gjatë migrimit mbi mesdhe.

Pupëzat nuk kanë frikë nga njerëzit dhe shpesh folët i bëjnë në afërsi të tyre. Me vijat e tyre të gjëra, me sqepat e gjatë dhe të lakuar pupëza është nga zogjtë që shihet lehtë. Krahët bardh e zi, trupin ngjyrë kafe dhe me sqepin e gjatë këtë shpend nuk mund ta përziejmë me asnjë tjetër. Pupëza është një shpend shumë energjik.

Ju sjellim disa kuriozitete të veçanta të Pupëzen

1. Emrin e ka marrë sipas zërit të saj

Emërtimi i tij latin upupa e përshkruan zërin e saj up-up-up. Ky zë nuk është i vetmi që mund ta nxjerr pupëza.

2. Pupëza është shpendi nacional i Izraelit

Në maj të vitit 2008 në gjashtëdhjetë vjetorin e vendit, pupëza u zgjodh shpendi nacional i izraelit. U anketuan 155.000 qytetarë dhe pupëza e fitoi vendin e parë para Pycnonotus xanthopygos.

3. Pupëzat nuk bëjnë fole tipike

Pupëzat nuk bëjnë fole në degët e pemëve. Në vend të kësaj ato kërkojnë vrima në dru, shkëmbi dhe mure. Femra qëndrojnë në fole derisa vezët të dalin, ndërsa mundohen ta mbyllin folenë sa është e mundshme, duke lënë hapësirë vetëm mashkulli ta sjell ushqimin.

4. Pupëzat e vizitojnë Afrikën, Evropën dhe Azinë

Pupëzat bëjnë foletë dhe jetojnë në Izrael. Shpendët migruese gjatë dimrit ikin në Indinë Perëndimore dhe në Afrikën lindore dhe të mesme. Shumica e shpezëve evropiane dhe ato të Azisë Veriore migrojnë në vende të ngrohta ndërsa shpezët afrikane janë rezidente atje. Disa mund të humben dhe të shihen edhe në vende tjera. Disa mostra janë parë në Alaskë në vitin 1975.

5. Sqepi është aleati më i rëndësishëm i pupëzës

Sqepi i gjatë she pak i shtrembër i pupëzës i mundëson kërkimin e ushqimit nëpër bimë, gërmimin e tokës në kërkim të insekteve dhe ushqimin e të vegjëlve në mes të verës. Gjithashtu një sqep i tillë është i shkëlqyer në luftë për territor.

6. Fluturimi i saj është sikur i fluturës

Krahët e mëdha dhe të rrumbullakët të saj lëvizin sikur valët, duke u mbyllur në gjysmë të rrugës. Shpendët migruese kanë krahë mbresëlënës, ndërsa duke pasur parasysh distancat që kalojnë kjo është e nevojshme.

7. Meshkujt flirtojnë me femrat duke u ofruar ushqim
Këto shpezë kanë një ritual të çuditshëm të flirtimit. Mashkulli i dhuron një insekt për ushqim femrës dhe kjo njihet si “ritual kurorëzimi”. Si duket pupëza mashkull e di rrugën për tek zemra e femrës.

8. Pupëzat janë unik në familjen e tyre të shpendëve

Kushërinjtë e tyre më të afërt janë bletët, pupëzat e malit dhe bilbilat e ujit. Edhe pse i ngjajnë me të madhe pupëzës së malit sipas strukturës dhe qëndrimit, dallohen prej tyre sipas ngjyrës dhe veprimit. Përveç kësaj, për dallim nga pupëza e zakonshme e cila jeton e vetme, pupëzat e malit janë të shoqërueshme dhe tubohen nga 5 deri në 12.

Duhet kujtuar se ky lloj shpendi është i përmendur në Kur’an në suren Neml. /Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rita Ora po sjell bashkëpunim me Eminemin

Rita Ora po sjell bashkëpunim me Eminemin

Portieri legjendar i Liverpoolit që fitoi 13 trofe, Bruce Grobbelaar, e pranon se e kishte vrarë një njeri – jeta pas luftës dhe ndihma që i dha futbolli e shpëtuan atë

Portieri legjendar i Liverpoolit që fitoi 13 trofe, Bruce Grobbelaar, e pranon se e kishte vrarë një njeri – jeta pas luftës dhe ndihma që i dha futbolli e shpëtuan atë

Souness: Milner më i mirë se Pogba

Souness: Milner më i mirë se Pogba

Britanikja pretendon se në foton e shkrepur 10 vite më parë është “shfaqur” vajza e saj që ende nuk kishte lindur (Foto)

Britanikja pretendon se në foton e shkrepur 10 vite më parë është “shfaqur” vajza e saj që ende nuk kishte lindur (Foto)

Lippi: Juve ndër favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve

Lippi: Juve ndër favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve

Roboti bizar në formë të gaforres, drithërues dhe i mahnitshëm në të njëjtën kohë (Video)

Roboti bizar në formë të gaforres, drithërues dhe i mahnitshëm në të njëjtën kohë (Video)

Asnjëherë nuk do i’u shkonte mendja se ku e mban të kuqin e buzëve Eli Fara

Asnjëherë nuk do i’u shkonte mendja se ku e mban të kuqin e buzëve Eli Fara

Lopetegui: Po të ishte VAR-i, Ronaldo nuk do të përjashtohej me të kuq

Lopetegui: Po të ishte VAR-i, Ronaldo nuk do të përjashtohej me të kuq

Bebe Rexha si shqiponjë në rrugët e Parisit

Bebe Rexha si shqiponjë në rrugët e Parisit

Vallëzimi dinamik i babait me të bijën, gjatë ceremonisë së saj martesore (Video)

Vallëzimi dinamik i babait me të bijën, gjatë ceremonisë së saj martesore (Video)

Rita Ora lanson këngën e re ‘Let u love me’, vjen tejet sensuale (VIDEO)

Rita Ora lanson këngën e re ‘Let u love me’, vjen tejet sensuale (VIDEO)

Stuhia e fuqishme ia pamundësoi aeroplanit aterrimin në pistë (Video)

Stuhia e fuqishme ia pamundësoi aeroplanit aterrimin në pistë (Video)

Ballkani dhe Trepça 89 ndahen në paqe

Ballkani dhe Trepça 89 ndahen në paqe

Pocchettino rrezikon shkarkimin, thotë se nuk e kritikon klubin që nuk i bleu lojtarë

Pocchettino rrezikon shkarkimin, thotë se nuk e kritikon klubin që nuk i bleu lojtarë

Kololli thotë se nuk e pa gropën, trajneri bën shaka: Duhet ta falënderojmë Benjaminin, do të na sjellë shumë klikime në YouTube

Kololli thotë se nuk e pa gropën, trajneri bën shaka: Duhet ta falënderojmë Benjaminin, do të na sjellë shumë klikime në YouTube

Polonia prezanton kambanën më të madhe në botë

Polonia prezanton kambanën më të madhe në botë