Zogjtë e vegjël u fshehën nën krahët e pulës që të mbrohen nga shiu (Video)

E publikuar: 05/09/2018 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë motit me shi që e kishte përfshirë Visakhapatnam të Indisë, një pulë ka hapur krahët dhe i ka futur përfundi zogjtë e saj.

Afro pesë të vegjël shihen të jenë strukur, nën një hapje mjaft të madhe të krahëve, transmeton Telegrafi.

“Kjo është ndjenja e nënës, që pas një kohe të gjatë që u ka qëndruar sipër kur ishin brenda vesë, tani edhe laget vet që t’ju bëjë strehë”, ka shkruar një komentues.

Ky veprim i ka hutuar njohësit e kafshëve, që thanë se kjo shpezë nuk kujdeset gjatë për zogjtë pasi të kenë qelë nga veza. /Telegrafi/