Zjarrfikësit u munduan për katër orë, të nxjerrin një kalë nga gropa septike (Foto)

E publikuar: 29/01/2018 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kali që kishte rënë në një gropë septike në West Sussex të Anglisë, është shpëtuar me vështirësi nga zjarrfikësit.

Ata kaluan katër orë, derisa e nxorën prej ujit të ndotur që ishte i thellë rreth një metër, transmeton Telegrafi.

Kali që ra në gropën septike

“Përpjekjet për të dalë vet, e kanë lënë të lodhur dhe të pafuqishëm, andaj nuk ishte aspak bashkëpunues”, ka thënë kryesuesi i brigadës shpëtuese.

Megjithëse ishte i mbuluar me papastërti dhe kutërbonte, kali nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz. /Telegrafi/