Zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën, që zuri me patentë kapakun e syrit (Video)

E publikuar: 17/03/2018 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë nga Suzhou i Kinës është dërguar me urgjencë në spital, pasi kishte zënë me patentë kapakun e syrit – që i shkaktonte dhimbje të mëdha.

Mjekët e kishin të pamundur t’ia largonin xhaketën që i mbeti mbi kokë, andaj kërkuan ndihmën e zjarrfikësve, të cilët me anë të darëve e thyen ngadalë mekanizmin, transmeton Telegrafi.

Pasi e shqyen një pjesë të veshjes, ata arritën që t’ia largojnë patentën prej syrit të majtë. Pastaj, mjekët ia trajtuan prerjen, që i shkaktonte dhimbje të konsiderueshme.

Gjatë tërë intervenimit, ai ishte shumë i qetë dhe bashkëpunues, duke ia lehtësuar shumë punën zjarrfikësve në këtë rast të komplikuar. /Telegrafi/