Zjarrfikësit kinezë demonstrojnë shkathësitë, kërcyen së bashku në litar 577 herë brenda tre minutave (Video)

E publikuar: 17/11/2018 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën mbikëqyrjen e eprorëve, tetë zjarrfikës në një bazë në Shangai të Kinës, kryen stërvitjen  e sinkronizuar e të kërcyerit në litar.

Me shkathtësi dhe precizitet marramendës, ata kërcyen së bashku 577 herë brenda tre minutave, transmeton Telegrafi.

“Aftësi të mahnitshme, janë thjeshtë brilant” si dhe “çfarë ndodhë nëse e bëjnë ndonjë gabim” ishin dy prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, njëri ka pyetur nëse vërtetë është i nevojshëm ky ushtrim, pasi në zjarre të vërteta nuk ka nevojë për kërcime të tilla.

“Ende nuk iu besoj kinezëve” ka qenë komente që mblodhi më së shumti reagime pozitive. /Telegrafi/