Zjarr i fuqishëm në qendrën e banimit social në Malishevë (Foto)

E publikuar: 21/04/2015 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në qendrën e banimit social në Malishevë, ku banojnë 24 familje, ka shpërthyer një zjarr në njërën prej banesave, me ç’rast janë rrezikuar seriozisht të gjithë banorët e kësaj ndërtese.
Megjithatë, sipas një njoftimi, falë ndërhyrjes së shpejt të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SHZSH) në Malishevë, të gjithë banorët janë larguar nga ndërtesa dhe është shuar zjarri.
“Si pasojë, nëntë persona janë lënduar rëndë dhe lehtë, të cilët janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa ndërtesa ka pësuar dëme të konsiderueshme”, thuhet në një njoftim të Komunës së Malishevës.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, ekipi i SHZSH në Malishevë, në ora 05:28 të mëngjesit ka pranuar thirrjen nga qendra e alarmimit dhe menjëherë kanë dalë në vend ngjarje, dhe falë këtij intervenimi të shpejtë, kanë arritur ti shpëtojnë banorët në këtë qendër.
Sipas drejtorit Morina “më të rrezikuar kanë qenë banorët e kateve të sipërme, të ndërtesës pesë katërshe, ku si pasojë e zjarrti dhe tymit, ka qenë e pamundur dalja nga objekti, dhe banorët janë nxjerrë nga katet përmes dritareve, me litar dhe me shkallë të zjarrfikësve, ndërsa gjatë intervenimit ka pasur edhe një shpërthim të një bombole gazi”.
Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa ndihmën e parë të lënduarve, ju ka dhënë emergjenca në QKMF të Malishevës.
Në këtë ngjarje të dhimbshme, është parë një mobilizim dhe intervenim i jashtëzakonshëm i ekipeve të SHZSH-së, ku përveç zyrtarëve në detyrë, janë angazhuar edhe ekipet rezervë, pastaj edhe QKMF e Malishevës, ka qenë në krye të detyrës, duke ofruar ndihmën e parë për të gjithë të lënduarit, ndërsa drejtori Morina, ka falënderuar edhe SHZSH të Suharekës për gatishmërinë e treguar, të cilët po ashtu ju kanë ardhur në ndihmë SHZSH-së në Malishevë.
Në vendin e ngjarjes, krahas zyrtarëve tjerë, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ju ka dëshiruar shërim të shpejt të lënduarve, e më pas e ka vizituar edhe emergjencën e QKMF-së në Malishevë.
Me këtë rast kryetari Begaj, i ka falënderuar ekipet e SHZSH-së dhe të emergjencës në QMKF, për angazhimin e jashtëzakonshëm për shpëtimin e jetës së banorëve, të cilët kanë jetuar në këtë qendër dhe sot janë përballur me një rrezik, që ka mundur të ketë pasoja katastrofave.
“Angazhimi i ekipeve të SHZSH-së dhe ndihma e Policisë së Kosovës dhe personelit në QMKF, ka bërë që sot këta banorë të jenë gjallë dhe të mos ketë pasoja me jetën nga zjarri sotëm”, ka thënë Begaj.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina dhe ai Shërbimeve Publike, Milazim Morina, aktualisht janë duke u marrë me planin për strehimin e banorëve, të cilët nuk mund të kthehen momentalisht në këtë objekt, për shkak të dëmeve të mëdha nga zjarri.
a5(12) zjarr-i-fuqish-euml-m-n-euml-qendr-euml-n-e-banimit-social-n-euml-malishev-euml-foto_hd a1(16) a2(15) a3(16) a4(14)/blic/