Zihen duke vjedhur dy zyrtarë ndërkombëtarë në Prishtinë

E publikuar: 03/02/2019 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy zyrtarë ndërkombëtarë janë zënë duke kryer një vjedhje sot në një lokal në Prishtinë.

Ishin pikërisht pjesëtarët e sigurimit të këtij lokali të cilët informuan Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, të cilët edhe arritën në vendin e ngjarjes me të marrë informatën.

Por, kjo nuk është e gjitha. Ndërkombëtarët e dyshuar në këtë rast janë një femër me shtetësi ruse, e punësuar në UNMIK si dhe një mashkull me shtetësi shqiptare, gjithashtu i punësuar në UNMIK.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se pavarësisht kësaj, prokurori ka zgjedhur që të mos e hap fare rastin.

Në momentin e arritjes në vend të ngjarjes, prokurori ka deklaruar se nuk do të hapet rast me një arsyetime krejtësisht banal, që e bën këtë veprim skandaloz.

Prokurori i këtij rasti, emër i njohur për redaksinë ka deklaruar se rasti në fjalë nuk do të hapet pasi të dyshuarit në këtë rast kanë imunitet diplomatik.

Por, duhet përkujtuar që imuniteti ka të bëjë me ndonjë gjobë, apo kundërvajtje të lehtë dhe jo për vepër penale si vjedhja.

Lidhur me gjithë këtë rast Indeksonline, ka provuar të marrë informacione nga organet kompetente, por këta të fundit nuk janë përgjigjur./Indeksonline/