Zidane:Rinovimi me klubin gati ka mbaruar, Ronaldo i lumtur për rikthimin

E publikuar: 19/09/2017 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas fitores 3-1 me Real Sociedadin, Real Madridi do të përballet me Real Betisin në mesjavë (Të mërkurën).

Zinedine Zidane është i lumtur që Cristiano Ronaldo do të rikthehet, ndërsa ka edhe një lajm për vetën e tij.

Ai thotë se marrëveshja mes tij dhe Real Madridit për vazhdimin e kontratës është arritur.

“Ndjehem mirë. Problemet me rinovimin tashmë janë mbyllur, por kjo nuk do të thotë asgjë”.

“Ajo që ka rëndësi është që nuk do të shikoj më prapa. Edhe kështu siç është mjaftë e vështirë”.

Cristiano Ronaldo kthehet pas pesë ndeshjesh suspendim.

“Nuk do të flas për suspendimin, jemi të lumtur që ai është kthyer dhe shpresoj që kjo do të jetë hera e fundit pa të”.

“E shoh Cristianon të lumtur, pasi ai dëshiron të luajë dhe të jetë bashkë më shokët e skuadrës”.

“Ai do të kthehet të luajë në shtëpi dhe të gjithë e dimë si është të luash në këtë stadium”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/