Zidanei i ka thënë Perezit: Ta blejmë Salahun

E publikuar: 16/05/2018 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i interesuar që të nënshkrujë me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka marr përgjigje pozitive nga trajneri për blerjen e egjiptianit.

Ai shihet si partner ideal për  Cristiano Ronaldo në sezonin e ardhshëm.

Sipas shefit të radios ‘Okdiario’, Eduardo Inda, trajneri është pajtuar me blerjen e Salah.

Mohamed Salah (Getty Images)

“Zidane tashëm ka thënë ‘OK’ për Salahun”.

“Ai e dashuron lojtarin”.

Raportimet e fundit thonë se Zidane dhe Perez janë bindur që ta mbyllin marrëveshjen.

Perez është i gatshëm të shkojë deri në 200 milionë euro këtë verë për ta bindur Liverpoolin që të shes yllin e tyre. /Telegrafi/