Zidane: Zemra ime është me Juventusin

E publikuar: 11/05/2017 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi ka kaluar tërbimin e Atleticos në “Vincente Calderon’, sfida e radhës për Zinedine Zidane dhe yjet e tij do të jetë finalja e madhe e Cardiffit ndaj një skuadre që i ka dhënë shumë në karrierën e tij. Strategu francez është shprehur se ka një ndjenjë të veçantë për klubin bardhezi.

“Jemi shumë të lumtur që do të jemi në finale, për të dytin vit radhazi. Kam një ekip të madh, me futbollistë të mëdhenj. Te Juve jam bërë burrë. Kam kaluar pesë vite dhe për mua do të jetë një përballje speciale, ndaj tyre. Zemra ime është juventine”, tha trajneri madrilen, i cili është ka luajtur për torinezët në vitet 1996-2001.

I pyetur mbi forcën e Juventusit dhe ekipin favorit të finales, Zidane largon presionin nga ekipi i tij duke thënë: “Nuk mund të them se jemi favoritë. Është shumë e vështirë t’i shënosh gol këtij Juventusi, por edhe në sulm kanë futbollistë të zotë dhe me kualitet, ndaj nuk do të jetë e lehtë. Nuk mendoj aspak se ne jemi favoritë”.