Zidane: Vazquez do të luajë në mbrojtje kundër Bayernit

E publikuar: 29/04/2018 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane ka një problem në krahun e djathtë të mbrojtjes së Real Madridit.

Lëndimi i Dani Carvajalit dhe rimëkëmbja e pamundur e Nachos, francezin e detyron të improvizojë.

Opsioni më i zakonshëm do të jetë Lucas Vazquez, i cili tashmë e ka provuar veten në atë pozitë kundër Bayern Munichut.

Kur u pyet nga në konferencën për shtyp nëse do të lejojë Nachon të luajë të martën kundër bavarezëve, Zidane kishte një përgjigje të prerë.

“Mund të jetë Lucas , Nacho nuk ka stërvitur me ekipin dhe nuk mund të llogarisë tek ai për të martën”, tha trajneri.

Ai gjithashtu shpjegoi se pse e përdori Casemiro si mbrojtës të qendrës “Vetëm për ta lënë Sergio Ramosin dhe Raphael Varanen të pushonin, sepse te dy janë të rregullt”.

Ndryshe, Reali ka fituar si mysafirë në takimin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me rezultat 2-1 ndaj Bayernit.

Theksojmë se takimi i dytë mes këtyre ekipeve do të zhvillohet të martën (1 maj) në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/