Zidane: Ronaldo dhe të tjerët do të jenë në 150 përqindëshin e formës së tyre

E publikuar: 08/05/2018 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë në 150 përqindëshin e formës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lëndimi i portugezit në ndeshjen kundër Barcelonës ka nxitur shqetësime për formën e tij në ndeshjen e 26 majit kundër Liverpoolit që zhvillohet në Kiev të Ukrainës.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, trajneri i Real Madridit i ka qetësuar këto shqetësime duke bërë të ditur se ylli kryesor i skuadrës ka pësuar vetëm një ndrydhje dhe është kthyer në stërvitje menjëherë të hënën për të nisur rikuperimin.

Po ashtu, Zidane ka konfirmuar se do t’i ketë në dispozicion edhe Dani Carvajalin dhe Iscon për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

“Të gjithë do të jenë në rregull për finalen, Cristiano, Isco dhe Carvajal”, ka konfirmuar francezi gjatë një konference për shtyp.

“Cristiano do të mungojë më gjatë se të tjerët, pasi u lëndua vetëm para dy ditësh. Por, ai është mirë, po ec normalisht”.

(Foto: Getty Images)

“Askush nuk do të ketë probleme për finalen, ata do të jenë në 150 përqindëshin e tyre”, ka shtuar trajneri.

CR7 do të mungojë në ndeshjen e të mërkurës ndaj Sevillas dhe pritet të mos luajë as ndaj Celta Vigos, por mund të kthehet në ndeshjen e fundit të La Ligas kundër Villarrealit. /Telegrafi/