Zidane: “Përfunduam një cikël, tani fillon një tjetër”

E publikuar: 17/08/2017 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zidane thotë se ka filluar në cikël i ri për Real Madridin.

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës pasi e mposhti 5:1 Barcelonën me rezultat të përgjithshëm.

Trajneri i “Los Blancos”, u shpreh tejet i lumtur me këtë triumf, që ishte titulli i shtatë që kur iu bashkua Realit në janar të vitit 2016.

Ai tha se përfunduan një cikël të suksesshëm dhe tani fillon një tjetër me katër tituj në lojë.

“Jam shumë i lumtur që filluam kështu, duke fituar tituj me këtë lojtarë të mrekullueshëm. Kemi përfunduar në mënyrën më të mirë një cikël, tani fillon një tjetër me katër tituj në lojë dhe do të jetë shumë e komplikuar”, tha Zidane.

“Ishim superior dhe këtë e tregon rezultati përfundimtar. Të them të drejtën, e kam pritur një ndeshje të tillë në “Bernabeu”. Sidomos pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme kështu që dua t’i përgëzojë lojtarët për punën e palodhshme”, shtoi Zizu. /Gazeta Express/