Zidane: Ndoshta ishte ofsajd, por tani nuk ndryshon asgjë

E publikuar: 19/04/2017 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane ka folur pas fitore së skuadrës së tij kundër Bayern Munchen me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline

I pyetur për golin e dytë të shënuar nga Ronaldo, që për të gjithë duket se ofsajd, francezi nuk dëshiron të flas shumë për këtë pasi më nuk mund të ndryshoj asgjë.

“Ndoshta ishte ofsajd, por tani nuk mund të ndryshojmë asgjë. Ekipi luajti për mrekulli ata e merituan këtë. Edhe kartoni i dytë i verdhë për Vidalin mendojnë se ekzistoi”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

Me fitore ekipi madrilen ka siguruar për herë të shtatë radhazi në histori të Ligës së Kampionëve gjysmëfinalen./IndeksOnline/