Zidane mund të arrijë atë që nuk e kanë arritur trajnerët e Realit në 59 vitet e fundit

E publikuar: 19/05/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid ka edhe dy ndeshje deri në fund të edicionit, ku në rast fitoreve do të fitonte dy titujt më të rëndësishëm La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
Trajneri francez, Zinedine Zidane për 17 muaj mund të arrijë atë që nuk e kanë arritur trajnerët e Real Madridit në 59 vitet e fundit.

Skuadra e tij është vetëm dy ndeshje larg dy titujve më të rëndësishëm, La Ligas spanjolle dhe Ligës së Kampionëve.

Në La Liga Reali ndeshjen e fundit do ta zhvillojë ndaj Malagas, ndërsa në finale të Ligës së Kampionëve do të luaj ndaj Juventusit.

Në rast se skuadra madrilene i fiton këta dy tituj, atëherë kjo do të ishte hera e parë që Reali fiton dubletën në një edicion që prej vitit 1958.

Zidane kështu do të bëhej trajneri më i suksesshëm i Realit, pasi në 17 muaj do të fitonte pesë tituj, prej tyre dy Liga të Kampionëve, një La Liga, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube. /Express/