Zidane kthehet së shpejti si trajner, thotë djali i tij Enzo

E publikuar: 30/11/2018 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane do të kthehet së shpejti si trajner pas gjashtë muajve pushim që kur la postin e trajnerit te Real Madridi.

Trajneri francez ka udhëhequr Los Blancos drejt fitimit të tre trofeve të Ligës së Kampionëve dhe djali i tij Enzo që tani luan për Rayo Majadohonda si huazim nga klubi zviceran Lausanne ka folur për të ardhmen e babait të tij.

Sipas Enzos, Zidane do të kthehet së shpejti si trajner pasi ai e dashuron futbollin dhe punën që bëri te Real Madridi.

“Babai im e do futbollin dhe e do trajnimin, kjo është e qartë”, ka thënë fillimisht Enzo për Diario AS.

Zidane së bashku me djalin e tij Enzon

“Me sa duket ai do të kthehet në stërvitje së shpejti, por tani ai është duke pushuar dhe kjo është diçka që duhet të bëjë”.

“Menaxhimi i Madridit ishte i bukur për të, por gjithashtu kërkohej jashtëzakonisht punë e madhe, prandaj tani është duke u rikuperuar”, përfundoi trajneri i Zidanes.

Zinedine fitoi një total prej nëntë trofeve në vetëm dy vjet e gjysmë me ekipin nga Santiago Bernabeu.

Trajneri francez është lidhur shumë me punën e trajnerit të Bayern Munichut, Juventusit dhe Kombëtares së Francës. /Telegrafi/