Zidane gjobitet për shkak të komenteve rreth dënimit ndaj Cristiano Ronaldos

E publikuar: 16/08/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dënimi me pesë ndeshje mos-lojë ndaj Cristiano Ronaldos ishte një pikë shumë e diskutuar gjatë konferencës për shtyp të Zinedine Zidanes ku trajneri ishte kritik ndaj këtij sanksioni, komente të cilët i kanë sjell probleme.

Procedura disiplinore janë hapur kundër trajnerit nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve dhe francezi mund të gjobitet, transmeton portali arbresh.info.

“Fjalët e tij janë duke u studiuar dhe ka mundësi që të shtrohet një ankesë dhe një gjobë për të”, i ka thënë një burim i Federatës së Futbollit të Spanjës gazetës spanjolle ‘Marca’.

Zidane nuk do të jetë figura e parë e profilit të lartë që pranon një dënim të tillë, pasi në të kaluarën edhe Gerard Pique dhe Jose Mourinho janë përballur me sanksione të ngjashme pas kritikave ndaj gjyqtarëve.