Zidane: Fitimi i La Ligas më i mirë se Championsi

E publikuar: 17/07/2020 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi mbrëmë siguroi titullin e kampionit në La Liga, derisa trajneri Zinedine Zidane tani ka në vitrinat e tij ka një trofe më shumë nga 10 sa i kishte deri tash.

Francezi fiton një kupë çdo 19 ndeshje. Statistika të çmendura dhe të frikshme. Pas 209 ndeshjesh si trajner i madrilenëve, Zinedine Zidane është vetëm 3 tituj larg trajnerit më të titulluar të Realit, Migel Munioz.

“Ajo që bënë këta futbollistë është impresionuese. Nuk kam fjalë për ta treguar emocionin që po përjetoj në këto momente. Është një ditë e lumtur për të gjithë madrilenët, të cilët ndihen krenar për skuadrën e tyre dhe për gjithçka kemi bërë në këtë moment”, ka thënë Zidane duke bërë një krahasim mes la Ligas dhe Chamionsit.

“Champions-i është Champions-i, por mua më bën më shumë të lumtur kampionati spanjoll. Kjo është maja. Jemi një nga kampionatet më të forta në botë dhe duhet të luftosh prej 38 javësh për të marrë më shumë pikë sesa kundërshtari”, përfundoi Zidane. /Zeri.info