Zidane falënderohet, në Maqedoni kemi shumë tifozë

E publikuar: 09/08/2017 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka vazhduar me serinë e mundshme të trofeve. Ai këtë e dëshmoi dje në lojën e Super Cup-ës që u zhvillua në Shkup në mes Manchester United dhe Real Madrid-it, ku kjo e dyta fitoi me rezultat 2:1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajneri i Real Madrid-it në konferencën për shtyp, pas ndeshjes vlerësoi se ekipi i tij është i uritur për fitore, ka motivim të madh dhe kontrollë të plotë.

Ai gjithashtu falënderoi edhe tifozët, duke përfshirë edhe ata të nikoqirit të Super Cup-ës.

‘Prej minutës së parë e deri në fund ishim të shkëlqyer. Gjithçka ishte në rregull, ishim të pranuar ngrohtësisht, në stadium kishte shumë tifozë. Dëshirojmë t’u falënderojmë për mbështetjen e të gjithë atyre që e duan klubin dhe se këtu në Maqedoni kemi shumë tifozë”, ka deklaruar ndër të tjera Zidane në konferencën pas ndeshjes. /Telegrafi/