Zidane: Eliminuam më të fortit si PSG, Juve dhe Bayern

E publikuar: 02/05/2018 01:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi e ka kaluar edhe Bayern Munichun për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij i ka mposhtur disa prej skuadrave më të fora në botë këtë edicion.

“kemi luajtur kundër kubeve të mëdha, i njëjtë ka qenë edhe Juve, po ashtu edhe PSG.

“Jemi të lumtur pasi që i kemi mposhtur që të tria duke vuajtur”.

Zinedine Zidane, trajneri i Ligës së Kampionëve . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Trajneri e ka lavdëruar lojën e Karim Benzemas që shënoi dy herë në këtë përballje.

“Jam i lumtur për të, e meriton, ai e bëri diferencën. Kur loja mbyllet kështu është më mirë”.

Keylor Navas po ashtu kishte paraqitje të jashtëzakonshme.

“Ai bëri disa pritja të jashtëzakonshme në pjesën e parë”, deklaroi Zidane. /Telegrafi/