Zidane do të kthehet shumë shpejt, konfirmon djali Enzo

E publikuar: 01/12/2018 06:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane do të kthehet shpejt në stol si menaxher.

Legjenda franceze u largua nga Real Madridi gjatë verës pasi fitoi tri tituj rresht të Ligës së Kampionëve.

Ai është përmendur si zëvëndësues i Jose Mourinhos te Manchester United.

Por, Bayern Munichu po ashtu është listuar si opsion për Ziadnen duke parë që Kovac nuk ka krijuar ecuri të mirë te klubi rekord gjerman.

“Ne të gjithë e dimë se sa e do babai im futbollin dhe sa i pëlqen të jetë trajner”.

“Është shumë e mundur që ai të kthehet shpejt në stol si trajner. Tash ai po pushon për shkak se është një gjë që nevojitet”.

“Edhe pse menaxhimi i Realit është gjë e bukur, është vërtet vështirë dhe kërkon punë”, deklaroi Enzo për Diario AS.

Aktualisht Bayerni po spekulohet shumë si destinacion për Zidanen. /Telegrafi/