Zidan me statistika në rënie

E publikuar: 22/02/2016 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti iRealit, Florentino Perez pak muaj më parë ka shkarkuar trajnerin Benitez, pasi ky ifundit akuzohej për lojë dhe rezultate të dobëta.

Drejtimin e Reali e ka marrë sulmuesi legjendar, Zinedin Zidan, i cili deri tani ka treguar një përmirësimim minimal. Sipas mediave sportive spanjolle, Reali iBenitezit besonte më shumë tek titulli kampion, ndaj dhe në periudhën që është shkarkuar Benitezi, “Los Blancos” ishin vetëm 2 pikë larg nga Barça kryesuese.

Nën drejtimin e Zidan, Reali ka marrë zbritjen në kampionat, ndaj dhe akutualisht gara për titull duket se ka marrë fund, pasiBarcelona është larguar me 9 pikë. Ecuria e Zizusë në Champions është pozitive, pasi klubispanjoll ka hedhur një hap drejt kualifikimit, duke fituar në Romë 2-0, por fansat madrilen kërkojnë me çdo kusht titullin kampion, një trofe që Zidan nuk e garanton dot.