Zhytësit gjetën mbetjet e anijes së fundosur para 330 vitesh, që po transportonte diamante dhe perla (Foto)

E publikuar: 11/06/2018 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anija e pasur britanike, që po udhëtonte gjatë vitit 1684 prej Indisë, është fundosur në mënyrë misterioze, derisa po transportonte diamante të rralla dhe perla të shtrenjta.

Për 330 vjet, nuk është ditur lokacioni i saktë se ku mund të ketë mbetur lundra tregtare, por stuhitë e fundit që e kanë lëvizur rërën e tabanit të detit, i kanë nxjerrë sipër disa topa dhe një spirancë, transmeton Telegrafi.

David Gibbins dhe Mark Milburn janë zhytësit që e kanë hulumtuar këtë hapësirë në Leo Bar të Cornwall dhe janë të bindur se kanë rënë në gjurmë të anijes së shekullit të XVII.

Para 20 vitesh, disa zhytës kishin raportuar për të njëjtat topa dhe spirancën që nuk e kishin parë ndonjëherë, por terreni i vështirë dhe uji që gjithnjë është i turbullt, ka bërë që të mos bëhen studime në atë zonë.

Ekspertë të arkeologjisë, pritet ta rrethojnë zonën dhe të nisin studimet e duhura, për të zbuluar nëse këto i përkasin anijes që po i bartte thesaret që do arrinin vlera enorme.

Ende nuk dihet se si është bërë fundosja, por besohet se marinarët ishin të uritur shkaku i kushteve ekonomike, moti nuk ishte në favor të tyre, si dhe kishin sulme të shpeshta prej piratëve. /Telegrafi/