Zhytësi përjetoi momentin mbresëlënës, balena vogël e ngriti sipër dhe luante me të (Video)

E publikuar: 05/10/2018 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eamon Porter e ka kapur me dron në bregdetin e Australisë, momentin mbresëlënës që e përjetoi një zhytës.

Derisa ndodhe në ujë bashkë me një shoqërues, balena e vogël ka ikur prej nënës që po flinte dhe shkoi të luante njeriun që ndodhej pranë, transmeton Telegrafi.

“Zakonisht njerëzit shkojnë pas gjallesave, por kësaj radhe ishte e kundërta. Ai e ngriti lartë dhe deshi të lundronte me të”, ka thënë Porter.

Me këtë rast, ekspertët besojnë se balena e madhe e dinte se në prani ka vizitorë, por kishte besim në ta, si dhe në të voglin e saj që të shkojë afër tyre. /Telegrafi/