Zhytësi kaloi pranë krijesës misterioze të gjatë afro dhjetë metra (Video)

E publikuar: 13/02/2019 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ben Laurie ishte duke u zhytur në bregdetin e Cape Brett të Zelandës së Re, kur takoi një krijesë misterioze që e quajti ‘gjarpër deti’.

Për 21-vjeçarin, kjo ishte një eksperiencë e pa pritshme, pasi nuk dinte si të reagonte nga frika se mund të rrezikohej, transmeton Telegrafi.

“Vazhdoi të lëvizte sikur më parë, teksa përreth i shkonin edhe gjallesat tjera ujore. Ishte befasi shumë e madhe” ka thënë Laurie.

Njohësit e botës nënujore, besojnë se është krijuar fenomeni i njohur si pyrosome, që përbëhet nga qeliza mikroskopike bimore. /Telegrafi/