Zhvishen 3 mijë njerëz (Foto)

E publikuar: 10/07/2016 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Yorkshire, rreth 3 mijë persona janë zhveshur e më pas ngjyrosur me të kaltër në instalacionin më të ri të artistit e fotografit Spencer Tunick.
Titulluar “Sea of Hull”, instalacioni tregon marrëdhënien që qyteti anglez Hull ka me detin dhe me ngjyrën e kristaltë të detit.

“Dua të tregoj lidhjen e trupit me detin, natyrshmërinë, emocionin dhe evokimin e një ndjenje brenda trupit të njeriut. Rreth 3 mijë e disa njerëz tregojnë valët e detit, dhe rritjen e nivelit të detit shkaku i ndryshimeve globale” tregon mes tjerash Tunick.

Danielle Robilliard, një punëtore sociale, thotë se minutat e parë të performancës u dukën të tmerrshëm sepse ishte e vështirë të gjendeshe e zhveshur para një grupi njerëzish të panjohur, por gjithçka më pas u duk normalem, transmeton KulPlus.

Fotografitë nga kjo performancë do të ekspozohen vitin tjetër në Angli, në qytetin Hull i cili edhe është shpallur Qyteti i Kulturës Angleze.

nudoo nudooo