Zhvilluesit paralajmërojnë, ruajuni nga ky version i rremë i portofolit të kriptomonedhës EOS

E publikuar: 15/11/2018 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup zhvilluesish i kriptomonedhës EOS kanë paralajmëruar se një i panjohur po përpiqet të përhapë versione të rreme të portofolit EOS në Google Play.


Ndërsa aplikacioni është identik me origjinalin dhe thuhet se është zhvilluar nga EOSRIO, ky i fundit thotë se aplikacioni zyrtar ende ska debutuar në Play Store.

Grupi ka marrë masat që aplikacioni të hiqet nga Play Store dhe kjo duhet ti shpëtojë përdoruesit nga vjedhja e monedhave kriptografike.


Nuk dihet sesa shkarkime ka marrë aplikacioni, por në këto momente që shkruajmë nuk figuron në Play Store.

Megjithatë ju shfaqet duhet të shmangi portofolin SimplEOS në Google Play. Zakonisht këto aplikacione synojnë të vjedhin kredencialet e përdoruesve.

Në një rast të ngjashëm, personalitete të Youtube si Hodgetwins, ranë pre e një mashtrimi dhe humbën 8,000 dollarë nga aplikacion EOS i shkarkuar nga App Store.

Për të qenë të sigurtë duhet të shkarkoni softuerë vetëm nga zhvillues të besueshëm. /PCWorld Albanian