Zhvillimi i sektorit energjetik në Kosovë e Shqipëri është shtylla me e fuqishme e zhvillimit ekonomik në të dy vendet

06.03.2019 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zhvillimi i sektorit energjetik në Kosovë e Shqipëri është shtylla me e fuqishme e zhvillimit ekonomik në të dy vendet

Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të avancohet dhe me tej bashkëpunimi dhe të këtë një koordinim më të mirë mes të dy vendeve si në aspektin e planifikimeve operative po ashtu dhe në atë teknik. Një pikë me shumë rëndësi dhe interes është dhe planifikimi i investimeve të përbashkëta në krijimin e kapaciteteve të reja energjetike.

Ky ishte konkluzioni që doli nga takimi që patën në Tiranë dy administratorët  e Korporatave Energjetike,  Z. Njazi Thaçi, Drejtor Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Z. Benet Beci, Administrator i Korporatës Elektro-energjitike Shqiptare (KESH).

Qëllimi kryesor i takimit ishte koordinimi i një platforme të përbashkët të politikave të sektorit energjitik që është në interes të dy shteteve e mbi të gjitha në interes të konsumatorëve në mënyrë që të këtë stabilitet në furnizim dhe të ruhet çmimi i konsumatorit duke dominuar prodhimin vendor dhe ulur në minimum importin nga vendet e tjera.

Administratori i KESH-it, Z. Benet Beci pas takimit u shpreh se, “Është kënaqësi që po avancohet më tej në bashkëpunimin mes dy kompanive.  Ky takim do të vijoj më tej me takime të tjera të cilat do të kenë për qëllim shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të vendeve respektive me qëllim arritjen e një tregu të qëndrueshëm energjetik gjë që shoqërohet me rritje të qëndrueshme  ekonomike”.

Nga ana tjetër edhe drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaci ka thënë se janë dukë u bërë disa hapa konkret për të çuar një hapë përpara bashkëpunimin në mes të KEK-ut dhe KESH-it. 
“Bashkëpunimi me Korporatën Elektro-energjitike Shqiptare ka vite që është duke funksionuar mire dhe është duke avancuar më tëj me hapa të ndjeshme në interesin jo vetëm të Korporatave por dhe të sektorit energjetik në përgjithësi. Pra jemi gjithnjë pranë njëri tjetrit për t’i dalë në ndihmë në raste të emergjencave në shkëmbim të energjisë elektrike, kurdo që kemi nevojë për njëri tjetrin, dhe atë energji elektrike 1 me 1. Kemi filluar bisedimet për të avancuar këtë bashkëpunim edhe në aspektin teknik, për të parë mundësitë e financimit të përbashkët në kapacitetet e reja prodhuese.
Aktualisht, kemi filluar harmonizimin e kohës së remonteve kapitale dhe revizioneve të njësive tona operuese. Kjo do krijoj mundësi me te mira që të kemi me shumë energji në dispozicion si dhe te mos jemi jashtë prodhimit në të njëjtën kohë Termocentralet e KEK-ut dhe Hidrocentralet te KESH-it”, ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi gjatë këtij takimi.

Në fund, të dy drejtorët ranë dakord për ngritjen e grupeve të punës për të hartuar më tej një strategji afatgjatë e bashkëpunimit mes KEK-ut dhe KESH-it./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?