Zhdukja e policëve, Zyra e Kryeministrit jep një njoftim të ri

E publikuar: 02/05/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra për informim e kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Ramush Haradinaj viziton sot vendin ku po bëhen kërkimet për dy policët e humbur në Lumin Lepenc.

Vizita e tij do të zhvillohet sot në ora 17:00.

Ndryshe, sot është dita e pestë e kërkimeve që po bëhen për të gjetur dy policët që janë zhdukur nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës së kaluar.