Zhduket papritmas nën tabanin e detit, peshku del sërish me po aq shpejtësi (Video)

E publikuar: 12/03/2019 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zhytësit që ndodheshin në një bregdet të Kanës së Francës, e kanë parë një peshk të çuditshëm që zhdukej nën tabanin e detit dhe dilte sërish.

Ata e vendosën kamerën, që për një kohë të gjatë priti derisa kjo krijesë, të mos hynte nën rërë, për të dalë sërish me po aq shpejtësi befasuese, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pasi të shikonte në të gjitha anët, se gjithçka është në rregull dhe nuk ka ndonjë grabitqar.

“Kur peshqit luajnë fshehtas, dhe për këtë lojë, i kanë aftësitë më të mahnitshme” ka shkruar një komentues.

Studiuesit nuk kanë dhënë ende ndonjë shpjegim, nëse peshku po fshihej nga ndonjë sulmues, apo fshihej që të kapte ndonjë pre për ta ngrënë. /Telegrafi/