Zhduket aplikacioni i Nazim Bllacës për statusin e veteranit të UÇK’së (Dokumente/Foto)

12.03.2015 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zhduket aplikacioni i Nazim Bllacës për statusin e veteranit të UÇK’së (Dokumente/Foto)

Komisionit për verifikimin e veteranëve mund t’i dalë punë edhe me Nazim Bllacen. Emri i të cilit jo vetëm se nuk figuron në listën e atyre që kanë fituar statusin e veteranëve, por as në të atyre që u është refuzuar ky status. Aplikacioni i tij për statusin e veteranit të UÇK’së është zhdukur.

Nazim Bllaca si pjesëtar i UÇK’së gjatë luftës në Kosovë, ka qenë pjesë e Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, në Zonën e Pashtrakut. Ai gjatë asaj periudhe edhe ishte plagosur rëndë.

Bllaca, i cili më vonë i ishte bashkuar SHIK’ut, kishte aplikuar për statusin e veteranit të UÇK‘së por me publikimin e listave të “Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit të UÇK’së”, emri i tij nuk figuron as në listën e të refuzuarve. Madje aplikacioni dhe dosja e tij është zhdukur komplet dhe nuk figuron askund.

(Express ka siguruar një kopje të aplikacionit të Nazim Bllacës)

Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë komandantin e kësaj zone, Haxhi Shala, që të japë sqarime për zhdukjen e tillë të aplikacioneve dhe për parregullsi të tjera gjatë procesit të verifikimit, mirëpo ai nuk iu është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Nga ana tjetër, burime të afërta të Gazetës Express tregojnë se Nazim Bllaca do të bëjë ankesë dhe nuk përjashton as mundësinë për të bërë kallëzim penal ndaj këtij komisioni për zhdukjen e dosjes së tij.

Ndryshe, në listën e veteraneve të kësaj zone figuron emri i Faherdin Gashit, po ashtu tjetër ish-pjesëtar i SHIK’ut, i dënuar me 18 vjet burg, bashkë me Nazim Bllacën, për vrasjen e Sahih Gashit në qershor të 1999 në shtëpinë e tij në Varigovc të Lipjanit.

Publikimi i listave të veteranëve nga ana e komisionit për verifikim e tyre ka sjellë pakënaqësi të mëdha nga disa ish-pjesëtar të UÇK’së, për shkak se, sipas tyre, në lista kanë hyrë edhe emra të personave të ndryshëm që nuk kanë qenë pjesë e luftës në Kosovë, e jashtë këtyre listave kanë mbetur një numër i madh i bashkëluftëtarëve të tyre. /GazetaExpress

Faherdin Gashi: 

Vërtetimi se Nazim Bllaca, si pjesëtar UÇK, është shëruar në spitalin ushtarak pas plagëve të marra:

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Automjeti përplaset me pemën, vdes 17 vjeçari

Automjeti përplaset me pemën, vdes 17 vjeçari

Pasi ia huqi më herët, Milaim Zeka tash publikon tre emra të VV-së që do t’i drejtojnë ministritë

Pasi ia huqi më herët, Milaim Zeka tash publikon tre emra të VV-së që do t’i drejtojnë ministritë

LDK-ja e konfirmon mbledhjen e nesërme të Kryesisë

LDK-ja e konfirmon mbledhjen e nesërme të Kryesisë

Vështirësohet arritja e kompromisit për Kodin Zgjedhor

Vështirësohet arritja e kompromisit për Kodin Zgjedhor

Vuçiq: Ne i besojmë Macronit

Vuçiq: Ne i besojmë Macronit

Deputeti i LDK-së për Hashim Thaçin: Këtij burrit nga Buroja i ka dalë boja

Deputeti i LDK-së për Hashim Thaçin: Këtij burrit nga Buroja i ka dalë boja

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit

Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit

54 aktakuza për 24 orë

54 aktakuza për 24 orë

Komisioni Evropian shpërblen Kosovën me mbi 11 milionë euro

Komisioni Evropian shpërblen Kosovën me mbi 11 milionë euro

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për dhunim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për dhunim

Policia e Kosovës e shpëton një femër nga rrëmbimi i dy serbëve

Policia e Kosovës e shpëton një femër nga rrëmbimi i dy serbëve

Kompaninë e parë në Botë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë

Kompaninë e parë në Botë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë

Nëpër Prishtinë nisin parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës

Nëpër Prishtinë nisin parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës

Reagimi i prindërve pas vendimit për grevë në të gjitha shkollat e Kosovës

Reagimi i prindërve pas vendimit për grevë në të gjitha shkollat e Kosovës

Qytetarët të mllefosur me grevën në QKUK

Qytetarët të mllefosur me grevën në QKUK