Zhduket 16-vjeçarja nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën tuaj

E publikuar: 12/02/2019 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është zhdukur një vajzë 16-vjeçare nga Komuna e Kaçanikut.

Familja Guri nga Komuna e Kaçanikut, përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar ndihmë për vajzën e tyre, Viola Gurin 16-vjeçare e cila është zhdukur nga dita e djeshme.

Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza ka dalë nga shtëpia në orën 8:00 të mëngjesit të ditës së djeshme.

Një ditë para se ajo të zhdukej të njëjtën e kishin sjellë në shtëpi Policia e Kosovës që e kishin zënë duke tentuar të kalojë kufirin.

Familja ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta kenë parë që të lajmërojnë policinë ose familjen në numrin e telefonit. +38345612208.