Zhbogar tregon se kur do të nis punën Gjykata Speciale

E publikuar: 25/08/2016 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi në largim i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se në fund të këtij viti mund të fillojë punën Gjykata Speciale.

Ai duke folur në RTK ka thënë se janë kryer të gjitha punën dhe është duke u bërë përzgjedhja e stafit, shkruan Indeksonline.

“Është e qartë se Kosova e ka bërë të gjithë punën dhe e ka nënshkruan marrëveshjen me Holandën. Po presim deri ka fundi i vitit dhe do të kemi bazën ligjore dhe në të njëjtën kohë BE-ja i ka marr të gjitha vendimet për financim dhe ekipi është duke përgatitur gjithçka për funksionimin e gjykatës. Në proces janë përzgjedhja e stafit dhe gjykatësve”, ka thënë Zhbogar./Indeksonline/

Zhbogar: Demarkacioni, kusht i BE-së për Kosovën që nga viti 2012

Shefi në largim i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se arritja e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ka qenë si kërkesë për Kosovën në agjendën e BE-së që nga viti 2012, dhe se ajo duhet të përfundojë.

Edhe pse BE-ja, sipas Zhbogarit, nuk është marrë direkt me vijëzimin e kufirit, ai ka thënë për transmetuesin publik se pozicioni i qartë i Brukselit zyrtar është se beson që komisioni shtetëror e ka kryer mirë punën.

“Nga ana jonë, ne nuk kemi dashur të përfshihemi në diskutimin e hartave dhe marrjen e qëndrimit, por kanë pasur ekspert ndërkombëtarë që kanë shikuar hartat e edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhe të gjithë e kanë konfirmuar se hartat në marrëveshje janë në harmoni me ato të vitit 1974”, thotë ai.

“Duket se marrëveshja është në harmoni me gjendjen në teren dhe shpresojë se deputetët e Kuvendit do të binden me argumentet që po ofrohen, që të binden dhe që të votojnë këtë marrëveshje më 1 shtator”, thotë Zhbogar