Zgjohet nga zhurma e tornados që lëvizte shumë pranë shtëpisë së tij (Video)

E publikuar: 16/01/2018 07:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frederic Hemart nga një fshat i vogël në Francë që ndodhet në kufi me Spanjën, ishte duke fjetur kur u zgjua nga zhurma që lëshonte tornadoja.

Me të dalë në dritare, u befasua me ciklonin që ishte shumë afër shtëpisë së tij dhe hidhte copëza të ndryshme të ajër, transmeton Telegrafi.

“Nuk kisha dëgjuar kurrë në jetë, ndonjë tingull aq mbytës. Vetëm prisja kur të vinte dhe të më rrënonte shtëpinë”, ka thënë Hemart.

Mësohet se ajo zonë ishte nën alarmin portokalli për mot me erëra dhe stuhi, ndërsa nuk raportohen për lëndime në njerëz apo dëmtime shumë të mëdha. /Telegrafi/