Zgjidhja për ata që ende e përdorin numrin shtatë edhe pse kemi hyrë në vitin 2018 (Foto)

E publikuar: 04/01/2018 00:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa personave i duhet ditë apo edhe javë, megjithëse kemi hyrë në vitin e ri, përdorin ende datën e vjetër.

Shfrytëzuesi i rrjetit social Reddit, ka gjetur zgjidhjen për të mos e shtypur më numrin shtatë në tastierë, duke shmangur së shkruari 2017, transmeton Telegrafi.

“Prej se nisa punën e shkrova afro 100 herë datën e vjetër, më duhej të ndaloja disi”, ka qenë komenti që e shoqëronte imazhin.

Shumë shikues e kanë pëlqyer këtë formë, ndërsa kanë thënë se do të jetë gjëja kryesore që do ta bëjnë sapo të shkojnë të nesërmen në zyrë. /Telegrafi/