Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

E publikuar: 05/06/2020 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli politik arrin dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Top Channel mëson se në zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Ndërkohë puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Për sa u përket përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk i kanë kursyer akuzat për PS, sipas së cilëve tentuan që të kapin komisionet, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën pas.

“Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës, që u refuzua. Administrata zgjedhore do të mbetet sic ka qene dhe kjo formulë që do të aplikohet do të bëhet pas zgjedhjeve. U përpoqë që të kapte komisionet zgjedhore, u përpoq t’i kapte, nuk ia doli dot dhe u tërhoq”, tha Bylykbashi.

“U arrit një dakordësi, identifikim biometrik 100%, një Komision Qevndror të Zgjedhjeve që riformatohet. Propozuam një formulë për depolitizimin e administratës me përjashtimin e administratës, që u refuzua nga Rama dhe PS, megjithatë për këto zgjedhje që vijnë dhe ato lokale komisionet mbeten siç kanë qenë. Depolitizimi do të kryhet vetëm pas tyre. Për të gjithë shqiptarët është e qartë si drita e diellit. Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin.”, tha Vasili.

/Top Channel/