Zgjedhjet presidenciale në SHBA: Ja rezultati i sondazhit të fundit mes Trump dhe Hillary

E publikuar: 07/11/2016 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka mbajtur një epërsi prej katër pikesh ndaj rivalit republikan Donald Trump në sondazhin e fundit të “ABC News/ Washington Post”, i publikuar sot.

Ky sondazh vjen vetëm një ditë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen nesër, transmeton Express.

Në një sondazh me 1.763 votues të mundshëm, 47 për qind kanë thënë se e përkrahin Hillary Clintonin, ndërsa 43 për qind e përkrahin Trumpin.

Ndërkohë, një sondazh tjetër i “Bloomberg Politics-Selzer & Co” i publikuar sot në mëngjes, tregoi se Hillary mban një epërsi prej tri pikesh ndaj Trump./Express/